Që prej datës 1 mars fermerët e zonave përreth Fierit do të duhet të kishin një treg të ri për tregtimin e gjësë së gjallë.
Lajmi u dha nga kreu i bashkisë së Fierit Armando Subashi, ku në një postim në facebook ai do të njoftonte për hapjen e këtij tregu që prej datës 1 mars, duke zhvendosur atë që është aktualisht në lagjen ‘Afrim i ri’. Kjo lëvizje do të bëhej për kushte më të mira për fermerët e zonës.
Megjithatë edhe pse ka kaluar 2 ditë nga njoftimi i Subashit, sot në këtë treg nuk ka asnjë fermer dhe puna nuk ka nisur fare.
Aty janë vetëm disa punëtorë. Fax News u interesua pranë bashkisë së Fierit se përse nuk ka filluar puna në këtë treg por nuk ka marrë ende një përgjigje zyrtare. Nuk ka asnjë informacion se se kur kjo thertore do të nisë nga puna.
Tregu i ri është zhvendosur në zonën e Mbrostarit ndërsa nuk dihet se kur do të nisi nga puna.
Në zonë çdo gjë është e pastër dhe nuk ka asnjë leternjoftim nëse do të funksionojë gjatë gjithë javës apo në ditë të caktuara.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
