Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, Eugena Tomini në një lidhje në emisionin “Opinion” ka folur lidhur me lirimin e masave ndaj koronavirusit.

E pyetur nëse data 18 Maj do të shënojë hapjen totale dhe përfundimtare të vendit, Tomini e mohoi duke u shprehur në fundin e majit deri në fillim të qershorit do të merret një vendim.

“Data 18 nuk do të jetë përfundimtare, por përkon me 97% të hapjes së aktiviteteve në vijimësi. Do të kemi përsëri aktivitete sportive që do të vlerësohen, aktiviteti urban… Jemi në diskutim edhe për fashën orare, por pas datës 18 do të bëhet publike. Sipas gjasave apo parashikimeve të kryera deri në këto momente, fundi i Majit, java e parë e Qershorit, duke monitoruar tre kriteret: Numri i rasteve të reja, numri i shtrimeve dhe numri i personave në terapi do të krijojnë hallkat zinxhir të hapjes progresive drejt asaj përfundimtare”, u shpreh Tomini.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re