VALENTINA MADANI/ Pas fitores së 14 majit, socialistët festuan mbrëmë 32 vjetorin e themelimit të partisë. Në festën që u zhvillua në Pallatin e Kongreseve nuk munguan figura të rëndësishme që kanë kontribuar e bërë karrierë në këtë forcë politike.

Kryesocialisti Edi Rama u pa në krah të Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknurit si dhe krah Gramoz Ruçit, ish-kryetar i Kuvendit dhe ish-kryetar i grupit të PS-së. Po ashtu ne festë u pa edhe ish-ministri Arben Ahmetaj krah deputetit Lavdrim Krashit. Por në këtë përvjetor mungoi ish themeluesit i PS-së Fatos Nano. Në përvjetorin e 32-të të Partisë Socialiste, kreu i kësaj force politike Edi Rama ka me çfarë të krenohet, ndaj fjalimi i tij u përqendrua në rezultatin e zgjedhjeve lokale të 14 majit, ndryshe fitorja e tetë përballë opozitës. Kryesocialisti duke nënvizuar triumfet e Partisë Socialiste nën drejtimin e tij, nuk harroi të thumbonte kundërshtarët.

Për këta të fundit, Rama shprehet se sa herë ka zgjedhje flejnë me betimin se do e përmbysin, por zgjohen të përmbysur. “Për herën e tetë në nëntë beteja të këtyre viteve, ata u përbetuan para pasqyrës së mbrëmjes për përmbysjen e madhe të regjimit antipopullor dhe për të tetën herë rresht e nisën mëngjesin tjetër përmbys, mbi pasqyrën e disfatës së refuzimit popullor”, tha Rama. Rama u ndal të falenderonte dhe rifalenderonte bashkëpunëtorët e tij të pushtetit lokal dhe jo vetëm, teksa shton se turi i falenderimeve është pak për mirënjohjen që ndjen ndaj atyre që i besuan votën në rezultatin historik të 14 majit. “Sot festojmë me fitoren me spektakolare kur na dhanë mandatin për të qeverisur në 54 bashki dhe për tu kujdesur për 95 % të banorëve të Shqipërisë. Sado ta përsëris fjalën Faleminderit nuk do të jetë kurrë mjaft për mbështetjen dhe energjinë që na dhanë nga Kukësi në Sarandë, Kamzë në Dibër. Nga Shkodra demokratike tek Vlora Socialiste. …Të djathtët braktisën koalicionin e hijeve të së shkuarës”- deklaro tha Rama.

MESAZHET

Në fjalën e tij për 32-vjetorin e themelimit të PS-së, kryesocialisti Edi Rama apeloi se kjo forcë politike ka nevojë për një projekt të ri politik e social. Kryeministri Rama tha se duhet të projektojmë të ardhmen duke u nisur nga vetja, sepse përndryshe s’do t’i shpëtojnë dot shuplakës së qytetarëve nëse nuk punojnë. Për kryeministrin Rama prioritet i prioritetit duhet të jetë njerzillëku. “Dua të përgëzoj krybashkiakët tanë! Dua tu them se më shumë se merita e tyre rezultati i bujshëm i 14 majit është manifestimi i një pritshmëri të madh njerëzish për një ndryshim të mëtejshëm.

Duhet të ndihemi njerëzit më të nderuar dhe privilegjuar që këtë pritshmëri qytetarët e Shqipërisë e lidhin me ne, si e vetmja forcë që përmbush pritshmërinë tyre. shumë largqoftë të mos gënjehemi me madhështinë e hartës politike duke kujtuar se ata që na votuan janë të kënaqur me ne. Jemi përditë në syrin e ciklonit përballë sfidave për të fituar e probleme për të zgjidhur. Pa e futur thellë gozhdë në kokë sot që na e kanë dhënë tërë këtë besim të vërtetën se shqiptarët nuk kanë sesi të jenë të kënaqur me ne, ne s’do u shpëtojmë shuplakës së tyre nesër kur të na kërkojnë që të na votojnë përsëri. Duhet të projektojeni me të ardhmen duke e nisur reflektimin dhe punë nga vetja siç kemi bërë pas çdo zgjedhje, kur të tjerët kanë humbur dhe kanë bërtitur fitore. Sot ne kemi nevojë për një fillim të ri, për një projekt të ri politik dhe organizativ.

Na duhet të shkojmë përtej PS-së ku të krijojmë një hapësirë të re politike dhe sociale. Duhet të hapim rrugë të reja për të bashkua në një komunitet të ri politik anëtarët, simpatizantët dhe qytetarët e interesuar të ecim para. Prioriteti i prioritetit të qeverisjes vendore do të jetë njerzillëku. Qytetarët janë në pritje të diçkaje, të cilën fati dhe nderi ynë e kërkon prej nesh”, deklaroi kreu i mazhorancës. Sipas tij: Mandati i 14 majit duhet të jetë një mandat që duhet të përfitojë rrugën e dhënieve të titujve të pronësisë mbi tokën. U kemi vënë në dispozicion bashkive një ligj të ri, për të gjithë ata fermerë dhe blegtorë që punojnë në tokat e tyre, që njohin shumë mirë njëri-tjetrin, por nuk njohin ligjin 7501. Kalimi i shërbimit të kadastrës vetëm në platformën E-Albania duhet të jetë fillimi i fundit të kësaj rruge. Si mund të jenë qytetarët të kënaqur nga ne kur u del shpirti nga ankesat. Sepse nuk u japim akoma një kontratë pronësie.

Ata nga ne presin zgjidhjen dhe ne duhet t’u japim zgjidhjen sa më parë. Shembujt e pakënaqësisë legjitime të atyre që na votuan në 14 maj, janë shumë. Duhet t’i marrim dhe analizojmë. Një nga mesazhet më të forta për ne në 14 maj është mesazhi se ‘këtë vend o e bëni ju, o askush tjetër nuk e bën’. Për mua janë tre që më bëjnë krenar për PS. E para është se qysh prej lindjes së saj, kjo është e vetmja parti që nuk e ka humbur fillin e interesit kombëtar. Qysh në ditën e krijimit të saj, PS mori një drejtim të ri, duke u ndarë me nomeklaturën komuniste. Braktisja totale e Partisë së Punës dhe sensi i veçantë i PS për interesin kombëtar dhe natyra e saj paqësore dhe institucionale, përballë kundërshtarit të vrazhdë dhe konfliktuale”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re