Përvetësuan shuma të ndryshme parash, nëpërmjet mashtrimit kompjuterik, duke hapur llogari me të dhëna false në rrjete sociale, identifikohen dhe procedohen penalisht 3 shtetas.

 

Polivia ka proceduar penalisht tre të mitur, të cilët hapnin adresa false në rrjete sociale dhe mashtronin qytetarët. Adoleshentët shtireshin si vajzë dhe linin takime me qytetarë të ndryshëm, të cilëve iu kërkonin shuma të ndryshme në këmbim të favoreve seksuale.

 

Mësohet se ata kanë përfituar rreth 30 mijë euro nga këto mashtrime.

 

Ata kërkonin që pagesa të lihej në një vend të caktuar dhe pasi merrnin paratë bllokonin në rrjete sociale të mashtruarit.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re