Një ditë pasi përfaqësuesja e lartë e BE Federika Mogerini deklaroi se nuk mund të ketë dialog pa hequr taksën 100 përqind, kryeminisri Haradinaj e akuzoi atë për qëndrime të njëanshme.

 

Pas mbledhjes së qeverisë, Haradinaj i kërkoi publikisht mogerinit të rrëfejë takimet e saj secrete në favir të Serbisë.

 

“Mogherini ka mbajtur një gjysmë dialog në mënyrë të fshehtë. Është mirë që ajo me qitë në dritë këtë gjë e mos me mbajt fshehtë… dialogu duhet të vazhdojë.”

 

Njohja e Kosovës nga Serbia  tha Haradinaj  është një lloj kërkimi faljeje për krimet që ajo ka kryer.

 

“Jam i gatshëm që në çdo tavolinë që mblidhemi me fol për këtë çështje. Ju kam treguar dhe në Mynih se dialogu duhet të vazhdojë por pa u kushtëzuar.”

 

Shefi i ekzekutivit shtoi se është në interes të të gjithëve që zgjidhja finale të përmbushë pritshmëritë për të dy palët, Kosovën dhe Serbinë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re