Skip to content

Haradinaj: Anëtarësimi në NATO, synim shtetëror

59520922 1157855477672198 1705523507422560256 o

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është shprehur se synimi kryesor i instiitucioneve dhe i qytetarëve të Kosovës është anëtarësimi në NATO.

 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj shkruan se forcimi i marrëdhënieve, prezenca e shtuar në Bruksel, komunikimi strategjik, si dhe përfshirja e Kosovës në programe partneriteti është nisja e Kosovës në NATO.

 

“Anëtarësimi në NATO është synim shtetëror dhe qytetar i Kosovës. Ne jemi në rresht me vendet demokratike për të mbështetur paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë. Kosova ka institucionalizuar aspiratën për anëtarësim në Paktin Veri-Atlantik, duke funksionalizuar Komitetin Ndër-Ministror për Anëtarësim dhe Integrim në NATO. Forcimi i marrëdhënieve, prezenca e shtuar në Bruksel, komunikimi strategjik, si dhe përfshirja e Kosovës në programe partneriteti është nisja e Kosovës në NATO.”