Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka folur rreth zhvillimeve të fundit në vend.
Pacolli ka treguar se si në samitin në Londër, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, i ka thënë kryeministrit Haradinaj se vetëm nga maji kanë ndodhur 50 incidente ndaj serbëve në Kosovë.
Ndërkohë ai është shprehur se nuk kanë qenë në dijeni të këtyre incidenteve por gjithsesi e kanë dëgjuar me vëmendje kryeministren serbe.
Ndër të tjera, Pacolli në T7 tregoi se Haradinaj i ka thënë kryeministres serbe se arrestimi i gjashtë serbëve në Anamoravë nuk ka qenë politik, por ka ndodhur sipas ligjit.
Gjithashtu në këtë takim me palën serbe, është theksuar fakti se Kosova nuk ka vepruar me kokën e saj përsa i përket arrestimit të serbëve.
