Kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi se koalicioni qeveritar është i gatshëm që të arrijnë konsensus me opozitën rreth dialogut me Serbinë. Kryeministri ka thënë se konsensusi në dialog ndihmon liberalizimin e vizave si dhe zhvillimin ekonomik.

 

“Nëse ne ecim mirë ne dialog, jo ndihmon edhe temat tjera, edhe liberalizimin e vizave edhe zhvillimin ekonomikë. Vetë shkuarja jonë në seancë të thirrur nga opozita është dëshmi që kemi qenë të gatshëm të ofrojmë konsensus. Me vjen keq që nuk është kryer ajo punë”.

 

Ndër të tjera Haradinaj, ka theksuar se qëndrimi i tij për ndryshimin  kufijve me Serbin mbetët i njëjtë.

 

“Mendoj se është mirë me gjete një mes, qërimi im për territorin, dihet dhe nuk ka lidhje se çka ndodh, ne ju kemi bë me dije miqve ndërkombëtarë dhe na kanë përkrahe”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re