Vizitën e parë jashtë vendit si kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj e zhvilloi në Shqipëri.

 

Një ceremoni e veçantë iu rezervua kreut të qeverisë së re të Kosovës.

 

Dy kryeministrat, Rama dhe Haradinaj, patën një takim gjatë të cilit diskutuan mbi sfidat dhe prioritetet e përbashkëta të dy qeverive.

 

Para mediave, theksi u vendos në rrëzimin e barrierave burokratike mes dy vendeve, si dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe diplomatik.

 

Nëse Haradinaj u tregua më i kujdesshëm sa i takon zgjidhjes së çështjes së demarkacionit me Malin e Zi, Rama këshilloi që Prishtina ta zgjidhë situatën.

 

Anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, kryeministri Rama e konsideron më së shumti në interesin serb. Ndërkohë Haradinaj, tha se Kosova mbart vlera të trashëgimisë botërore.

 

Kryeministrat e dy qeverive nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit në funksion të proceseve integruese dhe në funksion të nismave rajonale dhe ato ndërkombëtare.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re