Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar këtë të hënë me këshilltarët për politikë të jashtme të Kancelares Gjermane, Angela Merkel, Jan Hecker dhe Matthias Lüttenberg.

 

Në këtë takim bëhet me dije se është diskutuar rreth zhvillimeve politike dhe ekonomike në vend dhe rajon, si dhe normalizimin e dialogut me Serbinë.

 

Kryeministri Haradinaj i ka njoftuar këshilltarët Hecker dhe Lüttenberg, për progresin e Kosovës dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin ekonomik të vendit, për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit, Agjendën e Reformave Evropiane dhe orientimin euroatlantik të Kosovës.

 

Ndër të tjera Haradianj, ka falënderuar Gjermaninë për mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës dhe tani në shtetndërtim, duke thënë se bashkëpunimi bilateral në të gjitha fushat është i rëndësishëm për vendin.

 

“Gjermania është një nga partnerët politik dhe ekonomik të Kosovës,  e cila i ka dhënë mbështetje në momente të vështira dhe tani në fuqizimin e zhvillimit ekonomik dhe ofrimin në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar. Për këtë u jemi mirënjohës”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re