Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, takohet me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, në Londër, me të cilën ka biseduar për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve.

 

Haradinaj ka folur për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit me shtetin Gjerman, për proceset e përgjithshme në Kosovë, për përmbushjen e obligimeve të Kosovës në raport me BE-në, si dhe për procesin e finalizimit të dialogut me Serbinë.

 

“Partneriteti strategjik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë është i një rëndësie të veçantë, duke njohur rolin dhe kontributin e Gjermanisë edhe në procesin e Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor, e cila i ka hapur rrugë Kosovës  që të trajtohet në mënyrë të barabartë me vendet tjera të rajonit. Kosova është e përkushtuar që ta avancojë këtë partneritet. Parku Inovativ dhe Trajnues në Prizren është një dëshmi e radhës, që vendi ynë është i përkushtuar për prezencën ekonomike, krahas asaj politike”.

 

Gjithashtu kryeministri Haradinaje e ka cilësuar Merkel si një lidership vendimtar për shumë procese nëpër të cilat po kalon Ballkani Perëndimor.

 

Nga ana tjetër kancelarja gjermane, tha se Gjermania përmes procesit të Berlinit do të luajë rolin e saj edhe më tutje që Kosova të jetë e barabartë dhe të jetë kontribuuese në stabilitetin politik jo vetëm të saj, por edhe të rajonit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re