Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se izolimi i Kosovës paraqet një problem shumë më të madhe se sa vizita e Vuçiçit.

Në një konferencë për shtyp, Haradinaj e quajti të domosdoshmë mbajtjen e një ritmi mediatik lidhur me liberalizimin e kërkuar të vizave.

“Disa tema që i kemi shumë me rëndësi tani janë liberalizimi i vizave dhe nuk do ta heqim prej rendi sepse është shumë me rëndësi”, tha shefi i qeverisë së Prishtinës.

Nga ana tjetër, ai sërish kundërshtoi korrigjimin e kufijve, të promovuar dhe mbrojtur nga presidenti Thaçi.

“Ne jemi të angazhuar për ruajtjen e territorit dhe kufijve. Loja e kufijve dhe e territoreve është eksperiment i rrezikshëm; i ftoj të gjithë që të jenë të kujdesshëm. Kur preket tema e kufijve, nuk ka asnjë garanci se kjo do të përfundojë. Dhe pas të gjitha tragjedive, Kosova nuk mund ta përballojë këtë luks”, tha Haradinaj.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi njoftoi më herët se “udhëheqësit e Luginës së Preshevës janë të vendosur të bashkohen me Kosovën”.

Ndërsa Haradinaj shtoi se qeveria e Kosovës ka ndarë fonde për Parkun e Paqes në Preshevë dhe se ajo do të vazhdojë t’i kushtojë vëmendje të interesave të qytetarëve që jetojnë atje.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re