Kryeministri  i Kosovës Ramush Haradinaj ka deklaruar se marrëveshja përfundimtare, ligjërisht e obligueshme midis Kosovës dhe Serbisë, do të jetë një hap vendimtar për sigurimin e stabilitetit dhe paqes në rajon.

 

Ai thekson se rezultati i vetëm i  marrëveshjes duhet të jetë njohja reciproke mes dy vendeve. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Haradinaj rikonfirmon qëndrimin kundër prekjes së territorit.

 

“Diskutimi mbi ridizajnimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve është një ftesë për tragjedi të reja në Ballkan. Kjo do të sillte destabilizim, pasiguri  si dhe rrezikon investimet afatgjata politike dhe të sigurisë për stabilitetin dhe paqen në kosovë dhe rajon.”

 

 

Gjithashtu Haradinaj u bën  thirrje të gjitha vendeve mike dhe institucioneve ndërkombëtare, që të kundërshtojnë idetë shkatërruese dhe të mos lejojnë që ato të arrijnë në tryezën e vendimmarrjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re