Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në mbledhjen e tij me qeverinë ka folur për korrigjimin kufijve, ku ka përmendur termin “Zajednicë”.

 

Në fjalën e tij ai ka theksuar faktin se një ide e tillë ka vdekur, dhe se nuk ka kthim prapa. Haradinaj ka thënë se Serbia i ka shfrytëzuar instrumentet e veta për ta bërë të duket se edhe njohja në shkëmbim të territoreve do të ishte pozitive.

 

Ndër të tjera kryeministri Haradinaj ka thënë se ka ende punë për liberalizimin e vizave. Ai ka shtuar se Kosova ka krijuar disa kontakte me Qeveritë e vendeve të BE-së për futjen në agjendë të kësaj çështjeje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re