Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se e shkarkimi i ministrit të Brendshëm Bejtush Gashi nuk lidhet me miratimin e pritshëm të paketës së ligjeve në transformimin në Ushtri të Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe se nuk do të ndikojnë në liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas seancës së qeverisë, ai tha se ministrat emërohen nga partitë që janë në koalicionin qeverisës, kështu që është vendimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Behgjet Pacolli që shkarkojë Gashin dhe të emërojë në vend të tij Ekrem Mustafën.

Sipas Haradinajt, “procesi i liberalizimit të vizave nuk varet vetëm nga një person”.“Kam pasur respekt për ministrin Gashi, por kërkojmë një ritëm më të shpejtë të qeverisë dhe ardhja e ministrit të ri është një tjetër alternativë”, ka thënë Haradinaj.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re