Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur se Kosovës i duhet roli udhëheqës i Amerikës në arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë, njohjen reciproke në kufijtë ekzistues.

Haradinaj në një postim në rrjetet sociale ka përshëndetur lidershipin amerikan në ndërmjetësimin për Deklaratën e Përbashkët mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Përshëndes lidershipin amerikan në ndërmjetësimin për Deklaratën e Përbashkët mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Kosovës i duhet roli udhëheqës i Amerikës për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë, njohjen reciproke në kufijtë ekzistues”, shkruan Haradinaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re