Kryeministri Ramush Haradinaj nuk është i kënaqur me opozitarizmin që po bën LDK-ja e Isa Mustafës, për çka kritikon qasjen e kësaj partie ndaj temave nacionale në vend.

Sipas tij LDK e ka kthyer Parlamentin në një lloj arene për kandidaturat e tyre se kush do të jetë kryetar i ardhshëm i partisë.

“Duhet t’i ndajmë temat. Janë disa tema që janë nacionale dhe ato që janë gara në parti. Konfuzioni i LDK-së shkoi deri në atë situatë që nuk votojë për fondet e IPA-s. Paret që BE-së i jep falë për vendet që aspirojnë e BE-në. LDK votoi kundër pareve që i jepen falë Kosovës”, tha Haradinaj.

Sipas tij, deri tani nuk janë bërë kalkulime kaq të imta politike e në dëm të qytetarëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re