Gjatë intervistës në emisionin “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, Ramush Haradinaj u pyet nga gazetarja Pranvera Borakaj edhe për qëndrimin e tij lidhur me deklaratën e zyrtarit të lartë Escobar, i cili qartësoi se pa praninë e 6 vendeve të rajonit, iniciativa “Ballkani i Hapur” është i parealizueshëm.

 

Ndërsa vuri në pah dështimin e kësaj nisme pa njohjen e ndërsjelltë Kosovë-Serbi, Haradinaj nuk hezitoi të kritikojë Bashkimin Evropian në zgjidhjen e çështjeve të hapura në rajon.

 

“Edhe Berlini pak më herët e lançoi idenë e Ballkanit Perëndimor, 6 vendet e rajonit në një integrim të ndërsjelltë dhe më pas një integrim në BE. Mirëpo, edhe pse BE ka gjithë ato instrmente të veta, u tregua e paaftë ose nuk arriti në kohë t’i japë një mundësi integrimi Shqipërisë dhe Maqedonsë dhe Veriut dhe ka ngecjet e veta. BE është mjaft e ngadaltë në zgjidhjen e çështjeve të hapura në Ballkan, siç është edhe rasti Kosovë-Serbi, rasti i njohjes së ndërsjelltë. Duke qenë kështu është e kuptueshme që z. Escobar, në emër të SHBA, i shpjegon iniciatorëve, bashkëpunëtorëve të kësaj iniciative, se është edhe kjo është e dështuar nëse nuk parasheh pjesëmarrjën ose rolin aktiv të secilit vend. Pra, është një iniciativë e pjesshme, jo e plotë, jo e dobishme për Balllkanin si e tillë sepse e ndan Ballkanin. Do ta them edhe një herë, kjo nuk do të ndodhë, kjo marrëveshje e caktuar nuk do të ndodhë pa njohjen e ndërsjelltë të Kosovë-Serbi. Ata mund ta shtyjnë mjaftueshëm para këtë ide, vendet munden edhe njëanshëm të heqin barrierat, të heqin vështirësitë, por Kosova nuk bëhet pjesë e këtyre. Pa njohjen reciproke Kosovë-Serbi dhe ai u shpreh pa njohjen reciproke Kosovë-Serbi, as ju nuk duhet të veproni në këtë mënyrë. Dhe kjo është mëse e qartë e thënë apo jo nga një ndërkombëtar.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re