Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ripërsëritur se kufiri me Malin e Zi është në Qakorr dhe në Kull dhe atje do të mbet, derisa shtoi se ende shpreson që liberalizimi mund të ndodhë brenda tre muajve.
 
Haradinaj duke iu përgjigjur deputetit, Dardan Mulliqaj për afatin që ka dhënë për tre muaj për liberalizimin e vizave, ka thënë se për kufirin duhet një komision i ri për ta vërtetuar këtë.
 
Sipas tij, mund të vonohemi me demarkacionin por është në proces dhe mund të avancojnë më shumë në MSA-në, për një vlerësim pozitiv, raportojne mediat ne Kosove.
 
Ai shtoi se koha prej tre muajve është ende opsion edhe pse kishte një vonës për formimin e institucioneve, megjithatë ende është optimist që brenda tre muajve do të ketë liberalizim të vizave.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re