Banka Botërore në Prishtinë, në raportin e saj të fundit për Kosovën thekson se ka me mijëra vende të punës të humbur në vitin 2018 dhe se shkalla e papunësisë është rritur.

 

Ndërkohë që kryeministri Ramush Haradinaj nuk është dakord me një fakt të tillë, pasi ai mendon se Kosova ka rritje të vendeve të punës.

 

Në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri Haradinaj ka thënë se gjendja megjithatë nuk është ajo që kërkohet. Ai ka shtuar se me Bankën Botërore shpreson të kenë partneritet në disa projekte në vend. Për vendet e punës ka përsëritur se duhet të bëhen investime më të shumta.

 

Sipas tij, “po punohet, por s’jemi ku duhet”. Ai ka pranuar se me mbylljen e kazinove është prekur një numër i madh i qytetarëve që tash kanë mbetur pa punë.

 

Sipas tij, duhet të bëhet një program i caktuar i dedikuar për ta. Haradinaj është distancuar nga deklarimet e deputetit të AAK-së, Shkumbin Demaliaj se “me qejf do ta punësoja secilin njeri të AAK-së para të tjerëve”. Haradinaj ndër të tjera theksoi se Kosova ka mjaft sfida.

 

Kryeministri Haradinaj ka arsyetuar punësimin e bashkëpartiakëve të kryesuesve të Ekipit Negociator Shpend Ahmeti e Fatmir Limaj, në Zyrën e Koordinatorit Administrativ të Ekipit negociator.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re