Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur se hapja eventuale e bisedimeve për shkëmbimin e territoreve do të hapë njëherësh çështjen e shqiptarëve në Ballkan.

 

Haradinaj ka qenë i pranishëm në ceremoninë përkujtimore kushtuar 20-vjetorit të Betejës së Zhegocit dhe 50 dëshmorëve të Brigadës “Kadri Zeka”, ku ka theksuar se nuk duhet pranuar të diskutohet çështja e kufijve në bisedimet në Bruksel.

 

“Nuk do të lejojmë që të na mohohet e drejta në shtet. Nuk ka si të bëhet Kosova në tavolina, janë gabim deklarimet e udhëheqësve evropianë se mund të diskutohen territori i Kosovës. Hapja e kufijve do të hapë çështjen e shqiptarëve në Ballkan. Nëse janë të gatshëm ta hapin këtë çështje, e hapim. Nuk duhet pranuar të flitet për kufijtë e Kosovës në asnjë tavoline”.

 

Ndërkohë nga ana tjetër kryesuesja e Kuvendit komunal në Gjilan Shpresa, tha se prilli edhe sot na i sjell të freskëta kujtimet për dëshmorët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re