Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ndodhet në Berlin në vizitë njëditore ku do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel.

 

Informacionet paraprake bëjnë me dije se ky takim ka për qëllim thellimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Gjermanisë.

 

“Bashkëpunimi i bazuar në besim është i domosdoshëm në rrugëtimin e Kosovës për zhvillim ekonomik, integrime evropiane dhe në fushën e sigurisë. Gjermania vazhdon të jetë një ndër partnerët kryesorë të Kosovës dhe përkrahja e tyre është jetike në arritjen e objektivave tona të përbashkëta”.

 

Gjithashtu Haradinaj, përveç kancelares Merkel, pritet të takojë edhe kryetarin e Bundestagut, Ëolfgang Schauble, deputetë të të gjitha grupeve parlamentare dhe pritet të marrë pjesë në konferencën “Takimet ndërkombëtare” si në lutjet e mëngjesit në Berlin.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re