Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj po viziton Shkodrën me ftesë të kryebashkiakes Voltana Ademi. Kreu i qeverisë së Prishtinës veçoi faktin se nga ky qytet, u shpall “Qytetar Nderi” në ca rrethana jo të zakonta.

Jam i emocionuar që jam në Shkodër, në adresën e kombit dhe shqiptarisë, në vendin që na ka bërë krenar ndër shekuj për atë që jemi. E falenderoj kryetaren Voltana Ademin dhe kolegët e tjerë për pritjen. Më lejoni t’i bëj falenderim të posaçëm kryetares dhe Shkodrës që më kanë bërë “Qytetar Nderi në kohën kur isha në mbajtje padrejtësisht në Strasburg. Çdo herë do të jemi bashkë, Shkodra e Kosova”, tha Haradinaj, duke kujtuar më tej rolin e qytetit verior në mbështetje të Kosovës e kosovarëve. Ai gjeti rastin që të përcjellë dhe një mesazh politik ndër të tjera, atë që ushtria do të bëhet realitet, paçka zhurmës së Beogradit.  

“Populli i Kosovës ka gjetur ngrohtësi këtu në Shkodër edhe kujdesi ka qenë i jashtëzakonshëm. Ne po vazhdojmë rrugën drejt konsolidimit të Kosovës shtet. Transformimi i forcave të sigurisë së Kosovës në mandat të ushtrisë po ndodh, me respektin e aleatëve dhe partnerëve të tjerë”, theksoi Haradinaj.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re