Krerët e institucioneve kosovare i janë rikthyer pretimeve për bërjen e ushtrisë. Është kryeministri Ramush Haradinaj i cili në forumin e Dubrovnikut në të cilin po diskutohet për sigurinë rajonale dhe globale, ka deklaruar se Kosova po përgatitet për transformimin e FSK-së në forcë të armatosur sipas standardeve të NATO-së.

“E ardhmja jonë varet nga aftësia për t’iu përshtatur ndryshimeve demokratike, duke e përqafuar agjenden europiane që i siguron Kosovës prosperitet dhe integrime. Gjatë panelit të diskutimit në Forumin e Dubrovnikut, theksova se po punojmë që ndërlidhja e rajonit tonë të jetë në funksion të integrimeve europiane. Objektivi ynë kryesor mbetet integrimi në BE dhe anëtarësimi në NATO. Vendi ynë po përgatitet për transformimin e FSK-së në forcë të armatosur, sipas standardeve të NATO-s, duke synuar bashkëpunimin me vendet aleate në forcimin e stabilitetit në rajon, Europë dhe në botë. Kosova ka paguar çmim të shtrenjtë për paqen që ka sot, ia din vlerën, dhe është e vendosur për partneritet me të gjitha vendet që janë të përkushtuara për paqen e përhershme në rajonin tone”, ka deklaruar Hardinaj.

Kujtojmë se kjo temë ka qenë më e përfolura para se presidenti Thaçi të dale me idenë pĽr korrigjimin e kufirit me Serbinë që tashmë e disa javë vazhdon të jetë në fokus të politikës së Prishtinës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re