Vendimi për taksën ndaj mallrave të Serbisë, i cili është marrë tash e tre muaj më parë,
Kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se vendimi për taksën e mallrave ndaj Serbisë mund të ketë debat brenda koalicionit por vendimi për taksën respektohet.
Haradinaj thotë se me koalicionin qeverisës janë kolegë në Qeveri dhe i kanë pikëpamjet se si mund të ecin proceset më mirë lidhur me taksën, ndërsa shtoi se vendimin për këtë çështje do të respektohet, sepse është vendim i Qeverisë.
“Ne kemi një vendim të marrë dhe derisa ekziston vendimi, këto janë mendime tona të ndërsjella, mund të diskutojmë, mund të vazhdojmë me diskutime por vendimi respektohet, sepse është vendim i Qeverisë… Edhe ne kemi dëshirë me hequr, nesër e kishim hequr sikur të na kishte njohur Serbia. Tani është mirë me kaluar në fazën finale të dialogut dhe me ndodhë njohja, sepse është në të mirën e të gjithëve në rajon, por edhe me na vendos kushte nuk bënë dhe nuk parashihet me shkuar në dialog me kushte”.
Këto deklarata kryeministri Haradinaj i bëri pas një vizite në komunën e Mamushës, i cili iu ka premtuar mbështetje qeveritare fermerëve të kësaj ane.
Duke folur për efektet e taksës, kryeministri Haradinaj ka thënë se ka ndikim pozitiv për ekonominë dhe prodhimtarinë e Kosovës dhe kërkoi të parandalohet kontrabanda e mallra me rritjen e kontrollit kufitar nga Dogana, policia dhe inspektorati.