Në një intervistë për spanjollen El Pais, kryeministri Haradinaj tha se nuk i trembej aspak një procesi kundër tij nga Specialja.

“Nuk jam aspak i frikësuar. Kam kaluar nëpër shumicën e gjykatave ndërkombëtare dhe jam liruar si i pafajshëm dhe përfundimisht nuk jam nën hetim Megjithatë, unë jam kritik ndah Gjykatës Speciale për dy arsye: e para, sepse ajo është e vendosur jashtë Kosovës, në Hagë, me gjyqtarët dhe ekspertë të huaj, dhe e dyta  sepse është fokusuar vetëm te UÇK-ja. Kjo nuk është e pranueshme nga pikëpamja e të drejtës ndërkombëtare. Do të duhej të hetoheshin më parë kriminelët e jo viktimat, pavarësisht nga përkatësia etnike, por tani është tepër vonë për ta korrigjuar këtë”, tha kryeministri kosovar.

Nga ana tjetër, Haradinaj është deklaruar dhe për temën delikate, atë të Katalonjës e cila kërkon pavarësi nga Spanja, duke deklaruar troç e qartë se Kosova nuk do e njohë atë, pasi nuk mund të ketë asnjë ngjashmëri me rastin e Kosovës.

“T’i përngjasosh dy rastet, do të thotë injorancë dhe keqinterpretim. Spanja është një demokraci e avancuar. Rasti ynë vjen nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë përmes luftërave tragjike të viteve ’90-tës. Ka një ndryshim të madh pasi ne luftuam për demokraci, por mbi të gjitha të drejtave të njeriut, gjë nuk është rasti me Katalonjën”, tha Haradinaj, që më pas përçoi mesazhin e besimit se Spanja do e njohë Kosovën.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re