Skip to content

Haradinaj për takimin në Bruksel: Hap përpara, por jo kush e di ç’ka!

3819487425a6f30a835269996197843 v4big 1

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka komentuar takimin e së martës të ekipit negociator me Federica Mogherinin në Bruksel.

 

Në deklaratën e tij për mediat Haradinaj është shprehur se është një hap përpara.

 

“Ne kemi marrë disa informata. Vlerësoj se është një takim i pritur dhe i paraparë që të ndodhë ashtu janë paraqitur qëndrim edhe të delegacionit shtetëror edhe institucioneve të BE-së që do të thotë një hap përpara. Një hap përpara sa mos me thonë shumë i mirë ose kush e di çka, por një hap përpara po”.

Ndërkohë takimi i ekipit negociator është vlerësuar edhe nga vetë kryesuesit e Ekipit negociator, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti të cilët theksuan se në vazhdim priten takime më intensive për ta vazhduar dialogun drejt një marrëveshje finale.