Pas raportit pozitiv të BE-së që i hap rrugë liberalizimit të vizave, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se Kosova tashmë mori lajmin e përafrimit me familjen e madhe evropiane.

 

Nga takimi me zyrtarët e lartë të BE-së në Bruksel, Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka theksuar se tashmë duke qenë të vetëdijshëm për sfidat, do të intensifikojmë luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe fuqizimin e vazhdueshëm të sundimit të ligjit.

 

“Kosova mori lajmin e shumëpritur për hapjen e rrugës drejt lëvizjës së lirë dhe përafrimit me familjen e madhe europiane! Populli i Kosovës me shumë arsye i gëzohet sot rekomandimit pozitiv të Komisionit Europian për lëvizje të lirë në vendet e BE-së, duke u vlerësuar i barabartë me të gjithë qytetarët tjerë të rajonit dhe ata europianë. Me shumë përkushtim dhe vizion Qeveria që unë drejtoj, pergjatë tërë këtyre muajve, ka punuar pa u kursyer, në përmbushjen e kritereve të fundit të BE-së.  Duke qenë të vetëdijshëm për sfidat, do ta intensifikojmë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe fuqizimin e vazhdueshëm të sundimit të ligjit, me bindjen se Parlamenti dhe Këshilli Europian do të përfillin rekomandimin e Komisionit dhe qytetarët kosovarë do të lëvizin pa viza. Liberalizimi për Kosovën do të diskutohet deri në fund të gushtit në Parlamentin Europian, kurse i tërë procesi pritet të përmbyllet deri në fund të vitit.”

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re