Deputetët e Kuvendit të Kosovës, këtë të premte në një seancë të jashtëzakonshme pritet që të miratojë rezolutën lidhur me pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit, si dhe plotësim-ndryshimin e ligjit ekzistues.

 

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shprehur përkrahjen e tij në lidhje me këtë seancë për pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit dhe plotësim ndryshimin e ligjit përkatës.

 

Ndër të tjera ai thekson se ekzekutivi e organet e drejtësisë, janë mobilizuar për të reaguar dhe për të parandaluar këto degradime nëpër lokale bastesh.

 

“Ditë më parë, si Kryeministër i vendit kam kërkuar inicimin e procedurave të nevojshme brenda ekzekutivit, të cilat do të rezultonin me mbylljen dhe pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit. Përballë kësaj gjendjeje, ne nuk do të lejojmë që këto vende të jenë arenë e krimit dhe të marrin jetë njerëzish. Ekzekutivi dhe organet e sigurisë, tashmë janë mobilizuar për të reaguar dhe parandaluar degradimin e mëtejmë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re