Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se askush nuk ka arsye të ketë frikë nga transformimi i Forcës së Sigurisë në Kosovë në ushtria, e njëherësh shtoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç nuk ka guximin që t’i shpjegojë popullit të tij se jeta në Kosovë është e pavarur nga Beogradi.

Në një intervistë për mediat e Malit të Zi, Haradinaj tha: “Unë, Vuçiç dhe Serbia, dhe të gjithë e dinë se shqiptarët nuk janë të tillë. Asnjëherë në historinë e tyre shqiptarët nuk kanë kërcënuar dikë që jeton me ta. Vuçiç ka nevojë për guxim që t’i shpjegojë popullit të tij se jeta në Kosovë është e pavarur nga Serbia”.

Haradinaj tha gjithashtu thotë se Kosova do të jetë më e sigurt kur të përfundojë arkitektura e institucioneve të sigurisë.

“Askush nuk mund të kërcënojë askënd, dhe serbët në Kosovë do të jenë më të sigurt kur të përfundojmë arkitekturën e institucioneve të sigurisë”, tha Haradinaj.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re