Skip to content

Haradinaj, reagim ndaj Vuçiçit: Ushtria e Kosovës, asnjë lidhje me Ditën e Flamurit

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj reagoi ndaj pretendimeve të Vuçicit duke thënë se procesi i transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës nuk është e lidhur me datën e 28 nëntor, kur shqiptarët festojnë Dita e Flamurit.

“Jo, nuk lidhet me data. Ai është një proces dhe jo i lidhur me një datë. Ne vlerësojmë shumë 28 Nëntor, por ky proces nuk është i lidhur me atë datë. Të paktën nuk ka asnjë marrëveshje të tillë”, ka shtuar shefi i qeverisë së Prishtinës.

Kuvendi i Kosovës shqyrtoi dhe miratoi kohët e fundit tre projektligjet që kanë të bëjnë me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.

Kjo është pritur me trishtim të madh në Beogad, ku pretendohet se Ushtria e Kosovës do sjellë destabilitet në rajon.