Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet t’i bëjnë presion Serbisë për të njohur Kosovën. Haradinaj pohoi se SHBA-ja duhet ta trajtojë Kosovën të barabartë me Serbinë në dialog.

Ai ka thënë se Amerika duhet të shfrytëzojë fuqinë e vet për të bërë presion te Serbia që ta njohë Kosovën.

“Tashmë është një traditë e komunikimit tonë me Amerikën edhe pse për mua ishte pak e çuditshme sepse kam hip në aeroplan si kryeministër në detyrë dhe kam zbritur pa atë përgjegjësi. Por ishte mundësi e mirë të vazhdoj komunikimin me SHBA-në. Kam folur për anëtarësimin e Kosovës në NATO, e kam fokusuar edhe çështjen e liberalizimit të vizave, sepse SHBA-ja ka një ndikim dhe bilateralen Kosovë-Amerikë, por një bilaterale që duhet të jetë e veçuar krahasuar me të tjerët sepse Kosova është vendi i vetëm që rreshtuar me Amerikën për shumë çështje dhe prandaj ne nuk mund të trajtohemi barabartë me Serbinë, e cila i ka bërë gjërat e kundërta prej SHBA-së. I kam kërkuar Amerikës që në çështjen ndaj nesh, por edhe në çështjen e dialogut të mos trajtohemi si të barabartë me Serbinë. Nuk ka vend në botë që është më pro amerikanë se Kosova. Mendoj që situata është shumë e thjeshtë, Amerika duhet ta shfrytëzojë fuqinë e vet për çështjen ndaj Serbisë, Amerika duhet t’i bëjë presion Serbisë për njohje”, -ka thënë Haradinaj në Rubikon të KTV-së.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re