Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkarkuar zëvendësministren e Drejtësisë, Vesna Mikiç, e cila vjen nga radhët e subjektit politik Lista Serbe.

 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shefi i qeverisë Haradinaj, ka theksuar se ky është një vendim që është marrë, pasi Mikiq deklaroi se bombardimet e NATO-s mbi caqet e ish-Jugosllavisë ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb.

 

Sipas kryeministrit Haradinaj, deklarimet e tilla janë “të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes”.

 

Haradinaj tha se Mikiç i bëri komentet në Ministrinë e Drejtësisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re