Skip to content

Haradinaj: Shqipëria të heqë taksën në “Rrugën e Kombit”

2CA3F1D4 D9F6 45FF 8BE0 4686C29FDAE6 w1023 r1 s

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që Shqipëria të heqë taksën në “Rrugën e Kombit”.

 

Gjatë një interviste të dhënë ppër televizionin publik në Kosovë kryeministri Haradinaj  është shprehur se kërkon nga presidenti që t’i kërkojë Edi Ramës t’ia nisë prej hapit të pare.

 

“E lus presidentin t’i kërkojë Edi Ramës t’ia nisë prej hapit të parë. Ta heqë taksën, skanerin. T’ia nisim kështu bashkimin. Unë jam për një bashkim konkret e jo të fjalëve të mëdha. I kisha lutur të gjithë të bëjmë kujdes: që të mos shkojnë fjalët para punëve”.

 

Gjithahstu Haradinaj ka komentuar dhe zhvillimet e ndodhura në Samitin e Parisit, ku ka thënë se pret qartësim të situatës në dialog me Serbinë.

 

“Pres një qartësim më të madh se a do të ketë marrëveshje në fund të këtij viti apo jo. Atje do të shkojmë bashkë. Unë nuk do të shkojë atje pa Ahmetin e Limajn, por duhet të vijnë edhe presidenti e kryeparlamentari. Jemi duke u konsultuar, e ndajmë çdo materie”.