Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj në një ceremoni për dekorimin e FSK-së dhe Policisë së Kosovës për punën e kryer gjatë emergjencës së tërmetit në Shqipëri, ka falënderuar të gjitha ato shtete që i dolën në ndihmë Shqipërisë në momentet më të vështira.

 

Pjesë e kësaj ceremonie ka qenë edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

 

Gjithashtu në fjalën e vet ka falënderuar  të gjithë shtetasit e Kosovës që hapën dyer e tyre për shqiptarët e prekur nga tërmeti.

 

“Në ditët më të vështira erdhën në ndihmë fqinjët e parë anë e kënd botës. Dhe kjo është një dëshmi që jemi të rreshtuar në anën e duhur. Dëshiroj të falënderoj të gjitha kombet që ndihmuan. Pasi i qajtëm e i varrosëm viktimat, tani nis beteja për të gjallët. Ne jemi unik si kurrë më parë, veri e jug, Kosova e Shqipëri, pushtet e opozitë për njerëzit në nevojë. Ne kemi reaguar si shtet, me njësitë e kërkim shpëtimit.

 

Haradinaj ndër të tjera ka theksuar se modeli i kësaj Kosove që i doli në ndihmë vëllezërve shqiptarë, i bën krenarë të gjithë ata që jetojnë këtu.

 

“Të njëjtën ditë janë nisur njësitet e Trepçës, kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve e të tjera. Shumë kosovarë kanë hapur dyert për vëllezërit e tyre shqiptar. Në emër të Qeverisë në detyrë, e falënderoj popullin e Kosovës për këtë. Të dashur shqiptarë, vetëm kjo Kosovë e lirë dhe e pavarur e gatshme t’i ndihmojë Shqipërisë na bën krenarë. Të bashkuar s’ka tërmet që na ligëson”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko