Melisa Haradinaj

Kanë filluar edhe komentet e zyrtarëve të partive tjera rreth fitores së LVV-së në zgjedhjet e 6 tetorit.

Meliza Haradinaj e AAK-së ka thënë se sonte janë korrë tri fitore. Ajo i është gëzuar sidomos fitores së Vjosa Osmanit, pa të cilën, thotë ajo, LDK-ja zor se do të kishte fituar kaq bindshëm.

Më poshtë gjeni postimin e saj të plotë në Facebook:

3 Fitoret e mëdha të shënuara sonte:

1. Vërtetimi se dorëheqja e Kryeministrit Haradinaj automatikisht e shembi piramidën e PDK-së: dërgoi Kadri Veselin në opozitë dhe e la Hashim Thaçin pa mandat të dytë si President. Interesi i vendit gjithmonë para interesit partiak – Urime Kosovë ❤

2. Arritja e fitores së Vetëvendosjes, edhepse me deficit figurash politike e kontribuese për këtë ditë. Pritet të shohim çka do të bëjë me fitoren e sontme: evolucion tetori 2019, apo revolucion tetori 1917?! Sidoqoftë, urime Albin!

3. Rritja e LDK-së me Vjosën, në parti konkurrente për vendin e parë me Vetëvendosjen, rezultat të cilin LDK nuk do e arrinte me asnjë kandidat tjetër për kryeministër. Urime Vjosë!

Ditët në vijim do jenë interesante. Deri atëherë, mirupafshim!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re