Kryeministri Haradinaj pas takimit me Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Johannes Hahn, ka deklaruar se në këtë takim është diskutuar në lidhje me pozicionin e Kosovës, në rrugën drejt BE-së.

 

Ndër të tjera kryeministri është shprehur se është në pritje të një vendimi të shpejtë, në lidhje me liberalizimin e vizave.

 

“Në takim me Komisionerin e BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, ritheksova se pozicioni i Kosovës është i palëkundur në rrugën e integrimeve drejt BE-së. Në këtë drejtim, kemi shënuar progres në agjendën europiane dhe pas përmbushjes në tërësi të kritereve për liberalizim presim një vendim të shpejtë, që të na njihet e drejta e lëvizjes së lirë”.

 

Ndër të tjera në postimin e tij në Facebook Haradinaj, nuk ka treguar nëse në këtë takim është diskutuar edhe për taksën e vendosur ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

 

Ndërkohë duket që Hahn I ka mbyllur takimet e tij në Kosovë dhe pritet që të niset drejt Tiranës për të takuar kryeministrin Edi Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re