Skip to content

“Haradinaj”, taksë për mallrat nga Serbia. Zv.kryeministri Hoxhaj: ja me ç’para lobon Beogradi kundër Kosovës

vlada kosova AA

Qeveria e Kosovës miratoi një vendim për futjen e masave mbrojtëse për importet e të gjitha produkteve të prodhuara në Serbi e Bosnje.

Siç u bë e ditur nga qeveria Haradinaj, masat mbrojtëse përfshijnë një taksë 10% për të gjitha produktet e importuara në Kosovë, me origjinë nga këto dy vende, ku përjashtohen vetëm markat ndërkombëtare të prodhuara aty, pra në Serbi e Bosnje.

Duke paraqitur masat e propozuara, ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala ka thënë se taksa përfshinë produkte të shumta ushqimore dhe industriale.

Në kuadër të këtij zhvillimi, zv/kryeministri Enver Hoxhaj tha Serbia mbush arkën e saj me paratë e kosovarëve përmes importit të mallrave nga Serbia, e më pas lobon me to kundër Kosovës.