Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka folur edhe për mundësinë e heqjes së taksës, si dhe deklaratat e presidentit Thaçi lidhur me këtë.

 

Gjatë një takimi me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, është shprehur se taksa është vendim i Qeverisë dhe është një vendim legjitim, për të cilin janë informuar të gjitha Qeveritë e vendeve tjera.

 

Shefi i qeverisë deklaroi se nëse na njeh Serbia sot e heqim.

 

Haradinaj gjithashtu ka folur edhe për grevën e minatorëve të Trepçës për të cilën ka thënë se kërkesat e punëtorëve janë të drejta dhe se kjo punë do të rregullohet.

 

Duke komentuar deklaratat e presidentit Thaçi për taksën dhënë për Ëashington Post, Haradinaj ka thënë se të njëjtën nuk e ka parë dhe rrjedhimisht nuk do ta komentojë.

 

“Për presidentin më keni zënë ngusht sepse nuk i kam parë intervistat, nuk i kam përcjellur. Institucioni i presidentit është institucion i presidentit dhe Qeveria  i ka përgjegjësitë e veta”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re