Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj përsëriti qëndrimin e qeverisë së Kosovës se tarifa prej 100 përqind mbi produktet nga Serbia dhe Bosnja.

Haradinaj u shpreh i befasuar mbi qëndrimin e partisë opozitare në lidhje me këtë çështje, duke veçuar partinë e Isa Mustafës, LDK-në, raporton RTK2.

“Nga vendimi për taksën tani shohim se ka një dëshirë që ky vendim të mos mbetet në fuqi dhe mendoj se duhet të pajtohemi me realitetin. Vendimi për taksën nuk ndryshon. Nëse dikush i ka një borxh Serbisë, t’ja kthejë atë ndryshe. Tarifat nuk hiqen”, tha Haradinaj, i cili pretendon se, përkundrazi, është forcuar vendosmëria e qytetarëve.

Ndërsa Rama nga Zagrebi përsëriti tezën e tij se taksa është anormalitetit porse situata është anormale, referuar qëndrimeve të mbrapshta të Serbisë ndaj Kosovës.  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re