Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklarimeve të ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiç për ndërhyrje të mundshme në veri.

 

Përmes një kosnference për mediat kryeministri është shprehur se Prishtina është në telashet e veta dhe nuk e ka luksin të ndërhyjë në politikën në Serbi.

 

“Ne nuk kemi si të ndikojmë në proceset e tjerëve. Të na lënë neve me i kryer punët e tona pa ndërhyrje. Ne i kemi telashet tona”.

 

Gjithashtu Haradinaj ka folur edhe për idenë e ndryshimit të kufijve dhe taksën ndaj Serbisë.

 

“Tema e territorit, kufijve janë tema të së kaluarës. Nuk është mirë me i qit kushte njëri-tjetrit. Nuk mundet Kosova me qenë e kushtëzuar, në këtë rast në lidhje me tarifën”.

 

Ndërsa lidhur me largimin e të rinjve nga vendi, kryeministri Haradinaj tha se për këtë fajet i ka politika.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re