Kryeministri Kosovës, Ramush Haradinaj, në një përballje me presidentin Hashim Thaçi, në inaugurimin e një kompleksi memorial në Marinë të Skenderajt ka deklaruar se do t’i mbrojë kufijtë nga ai.

 

Haradinaj i tha Thaçit se do të mbrohen kufijtë e Kosovës dhe nuk do lejohet askush që t’i prek ata. Reagimi i Haradinajt erdhi pasi Thaçi përmendi përsëri korrigjimin e kufijve pasi ndau urdhrin “Hero i Kosovës” për 158 dëshmorët e varrosur në Kompleksin Memorial në Marinë: UÇK-ja të pamundurën e bëri realitet!

 

Kundër Thaçit, me tone më të buta, foli edhe Veseli i cili tha se duhet ruajtur integriteti territorial i vendit. Ky është rasti i parë para publikut që Haradinaj ia ka përsëritur Hashim Thaçit se do t’i mbrojë kufijtë nga ai.

 

Ndryshe që nga paraqitja e parë e Thaçit në publik për ndryshim të kufijve, Haradinaj ka dalë kundër duke thënë se ky ndryshim çon në luftë dhe konflikt të ri.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re