Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka votuar mëngjesin e sotëm dhe iu ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të votojnë.

Haradinaj së bashku me bashkëshorten kanë votuar në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Ali Sokoli”.

“E ushtruam të drejtën tonë për të votuar, i lus të gjithë qytetarët që të votojnë.

Na presin shumë sfida, përballja me Serbinë, situata me pandeminë, ju lutem votoni të gjithë”, ka thënë ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re