Regjimi më i ashpër i të dënuarve në burgjet shqiptare, 41 biss që nisi të aplikohej një vit me parë duket se është harruar. Në një vit u premtua se në këtë regjim do të mbylleshin 200 të dënuar të cilësuar të rrezikshëm, por sot pas gati 365 ditësh atje ndodhen vetëm 7 prej tyre.

Avokati Bledar Meminaj, po kalon rrethin e parë të 313, ku më pas do kapërcejë në një tjetër, atë të 41 biss, aty ku në regjim të ashpër përveç tij askush nuk ka të drejtë ta takojë të burgosurin.

“Regjimi i ashpër u prezantua me buje jo vetëm nga autoritete shqiptare, por edhe të huaja. Ky proces kulmoi me mbylljen e 7 të dënuarve dhe paraburgosurve, kyçja e të cilëve u njoftua në një konferencë për shtyp korrikun e 2020”.

Por pavarësisht këtij premtimi, 41 bissi është harruar edhe nga SPAK edhe nga institucionet e tjera përfshi edhe Ministrinë e Drejtësisë. Të dhënat zyrtare tregojnë se vetëm për akuzën e organizatës kriminale mbahen në qeli 74 shtetas. Të vetmit që janë mbyllur në regjim të ashpër vijojnë të jenë Genci Balla, Arbjon Aliko, Gilmando Dani, Endrit Zela, Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi dhe Endrit Qyqja.

Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Gjonaj llogariti se numri i të burgosurve që përfshiheshin nga 41 biss ishte mbi 200 persona të dyshuar se mbajnë kontakte me botën e krimit jashtë qelive.

Mirëpo veç të shtatëve, për askënd tjetër përfshi edhe të dënuarit që dyshohet se po lirohen me telefonata nga qelia, institucionet e ngarkuara me ligj nuk kanë hasur në prova që t’i konsiderojë ata të rrezikshëm.

loading…

/faxweb