Subscribe

Prej katër vitesh kjo shembje masivi gurësh vijon të mbajë të bllokuar këtë pjesë të autostradës Levan-Tepelenë.

 

Ky është një shqetësim i madh për të gjithë drejtuesit e mjeteve për shkak të rrezikshmërisë pasi jo pak herë është bërë dhe burim aksidentesh.

 

Edhe pse Autoriteti Rrugor asokohe u shpreh se devijimi i krijuar për lëvizjen e automjeteve do të ishte një zgjidhje provizore, situata vijon të mbetet e pandryshuar.

 

1- Këta kanë katër vjet që s’po bëjnë asgjë. Dhe nuk besoj se do bëjnë.

 

2- Kur të vdes na njëri atëherë do kujtohet qeveria. Aq e rrezikshme sa po të vdes njeri do kujtohet qeveria.

 

3- Shumë e rrezikshme. Kjo rrugë këtu është burim aksidenti. Kanë ndodhur dhe shumë aksidente, kush e di sa herë kam gjetur makina të goditura tek kjo bandiera këtu. Me justifikimin se ka rënie dheu nga lart dhe kanë bërë këtë devijimin këtu.

 

4- Këtu është devijuar e gjithë Shqipëria moj motra ime, jo vetëm kjo rrugë. Mjetet kanë probleme me të çuditshme. Malore me të lartë dishezë më të poshtme. I ka rënë zjarri Shqipërisë.

 

Lëvizja në këtë aks është tejet e vështirë për shoferët veçanërisht gjatë orëve të natës ku rruga përveçse e ngushtë dhe me kthesa, është dhe e pandriçuar. Lidhur me këtë problem autoritetet vendore thanë se përgjegjësia është e ARRSH, ndërsa kjo e fundit nuk dha një përgjigje nëse është planifikuar një ndërhyrje apo jo.

 

https://berati.tv/wp-content/uploads/2023/02/makina-me-qera.png