Një e moshuar ka harruar ditën e sotme sobën ndezur dhe si pasojë shtëpia e saj është përfshirë nga flakët duke shkaktuar dhe asfiksimin e saj.

Fillimisht u raportua se e moshuara është në gjendje të mirë shëndetësore, por mësohet se e moshuara, e identifikuar si Mynever Tela, është sjellë drejt Tiranës, për shkak se gjendja e saj është përkeqësuar.

Mynever Tela, edhe pse nuk ka pësuar djegie, ka pësuar rëndim të gjendjes shëndetësore, për këtë arsye mjekët e Pogradecit e kanë parë të arsyeshme ta sjellin në spitalin e Traumës.

Harron sobën ndezur dhe i vë flakën shtëpisë, asfiksohet gruaja në Pogradec

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re