Alvin Berisha ka lënë pas dhimbjen që kaloi në kampin e ferrit dhe sot po jeton i lirë mes dashurisë së familjes dhe miqve.

Në muajin dhjtor, ai ju nënshtrua një operacion në këmbën e plagosur në kampin “Al Hol” dhe duket se gjithçka ka shkuar mjaft mirë për vogëlushin shqiptar.

Në disa foto të pubikuara shihet se ai sot arrin të ngasë edhe biçikletën. Këmba e dëmtuar është në gjendje të mirë dhe Alvin po gëzon më në fund lojërat e preferuara.

Kujtojmë që vogëlushi Alvin pas 5 vitesh, shpëtoi nga kampi ferr në Siri, Al Hol, një qytet më vete me rreth 70 mijë persona, shumica gra luftëtarësh të ISIS dhe fëmijë.

Ai ka rrëfyer edhe përjetimet e tmerrshme, që me vdekjen e mamasë nga shpërthimi i bombës e deri në luftën për mbijetesë. Alvin tashmë po jeton pranë babit të tij në Itali larg jetës së mëparshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re