Ndërsa lexonte pyetjet e shumta të shtruara nga qytetarët në komunikimin e drejtpërdrejtë, kryeministri Rama është shprehur se normalitetin duhet ta harrojmë pa dalë nga vaksina.

Nga sa u shpreh, Rama la të kuptohet se masat shtrënguese do të lehtësohen me kalimin e kohës, por normalitet nuk do të ketë dhe se do na duhet që të përshtatemi me normalitetin e ri.

Në këtë normalitet të ri, kreu i qeverisë thotë se nuk ka më “tufë” të gjithë në autobuse, restorante kafene apo nëpër plazhe. Rama më tej shton se nuk do të rrimë brenda, do dalim, por “duhet të bashkëjetojmë me këtë rrezik në çdo hap.

Edi Rama u shpreh:

“Ajo që duhet të kuptojmë të gjithë është që virusi nuk ikën. Nuk ikën meqë në po mbyllemi në shtëpi. Është aty, prapa dritares, prapa derës. Harrojeni normalitetin që kemi pasur, harrojeni. Deri kur të dalë vaksina normaliteti që kishim nuk do të jetë më ai i mëparshmi…Normaliteti i ri do te jetë ndryshe. Edhe kur të dalim, do dalim, por do sillemi ndryshe. Nuk ka më dhënie dore, nuk ka më futu të gjithë në autobus, nuk ka më shko të gjithë në plazh rrëmujë e bëj transmetim me valë aavujsh djerse, alkooli, nëpër pube. Nuk ka më, nuk ekziston. Sigurisht që nuk do rrime brenda të gjithë, do dalim, por duhet të bashkëjetojmë me këtë rrezik në çdo hap. Mjafton pak për t’i bërë gjëmën të gjithë popullit, pastaj do ta shohin mirë të gjithë ata që kanë dyshime…do e kishim parë nëse nuk do i kishim marrë këto masa bashkarisht.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re