Pas një periudhe të gjatë me temperatura të larta e mot me diell dhe
të nxehtë; dita e nesërme rezervon një ndryshim drastik të kushteve
atmosferike falë depërtimit të masave ajrore të paqëndrueshme dhe të
lagështa me origjinë Veriperëndimore.
Një gjë e tillë bëhet me dije nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak që
më tej sqaron se moti do të jetë i vranët në të gjithë territorin por
nuk do të mungojnë edhe alternimet me diell kryesisht gjatë pjesës së
parë të ditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të
herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e
shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Reshjet me
intensitet nisin fillimisht në zonën e Veriut për të zbritur më pas në
të gjithë territorin.
Për tu theksuar është fakti se hera-herës dhe lokalisht reshjet do të
jenë me intensitet deri edhe të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar
me breshër. Prej orëve të mesditës do të ketë edhe erë intensive dhe me
rrahje përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore me drejtim kryesor
nga kuadrati i Veriut dhe shpejtësi deri në 20-30m/s.
Temperaturat në vlerat e mëngjesit nuk do të kenë luhatje të
ndjesheme me ato të ditës së sotme ndërsa ato në vlerat mesditës do të
pësojnë rënie por më të theksuar në zonën e veriut, njofton Shërbimi
Meteorologjik Ushtarak.
