Një apartament në katin e shtatë të një pallati shumëkatësh, është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen “29 Nëntori” në Fier.
Menjëherë të alarmuar fqinjët kanë lajmëruar shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa rruga e ngushtë vështirësoi ndërhyrjen e tyre.
Burimet paraprake bëjnë me dije se familjarët ishin larguar nga banesa 30 minuta para se të përfshihej nga zjarri.
Para se të niseshin për në punë mësohet se kanë harruar sobën ndezur. Nga flakët janë djegur orenditë e sallonit.